Settar Tanirogen është një nga aktorët më të njohur turq, i cili së fundmi ka qenë pjesë e serialit më të shikuar të momentit në Turqi, ‘Kizlick Serbeti’.

Mirëpo, me 26 janar, aktori 61 vjeçar ka pësuar hemoragji në tru dhe u detyrua t’u nënshtrohet dy operacioneve.

Tanimë, Tanirogen është në kujdes intensive dhe nuk dihet nëse do t’i kthehet përsëri kastit të aktorëve, pasi që, për këtë gjë do vendosin mjekët e tij, raporton haber7.com, transmeton Ballkani.info.

Madje, edhe producentët e serialit janë duke u interesuar për gjendjen shëndetësore të aktorit dhe përpos njoftimit për sëmundjen e tij, nuk kanë dhënë ndonjë detaj tjetër për fansat kuriozë.

Settar Tanirogen ka luajtur në rolin e Abdullah Unal në këtë seri.