Enca tallet me Loredanën: Kjo e fundit tha se po kalonte pushimet në Mykonos, e jo në Shqipëri

Reperja e njohur kosovare, Loredana Zefi, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë.

Por ajo i çuditi fansat e saj kur në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory nga pushimet, kishte vendosur ishullin “Mykonos” si lokacion për pushimet e saj.

Nuk dihet arsyeja pse reperja e njohur nga Ferizaj vendosi të veprojë në këtë formë, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, ajo publikoi një video, ku me mburrje tregonte se ndodhej në Shqipëri.

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/lor1-1.jpg

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

E mesa duket një “taktikë” të ngjashme e përdori edhe këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Enca Haxhia.

Ajo publikoi në InstaStory disa video të njëpasnjëshme nga pushimet në jug të Shqipërisë, ku shfaqej me bikini teksa shijonte plazhin.

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/enca1.jpg

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Fillimisht, Enca vendosi lokacionin “Brazil” në një prej postimeve të saj, teksa shkruante më pas: “Ç’Brazil leshi, ku ka si PG”.

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/enca2-1.jpg

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

E mesa duket në një nga postimet e saj të fundit, ajo pa i një ‘thumb’ për kolegen e saj, Loredanën, duke ironizuar kinse edhe ajo ndodhet në liqenin e ishullit grek.

“Në liqenin e Mykonos se u ngatërrova”, shkroi Enca në mbishkrimin e videos, ndërsa e shoqëroi atë me një emoji të pinokios, ku shihe me hundën e zgjatur – duke dashur kështu të simbolizojë gënjeshtrën.

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/enca3.jpg