Enca ndez rrjetin me një foto, sot në 24 vjetorin e lindjes

Enca Haxhia ka provokuar me një fotografi, në ditëlindjen e saj.

Këngëtarja Enca Haxhia sot feston 24 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast e ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, imazh në të cilin duket joshëse dhe pranë tij ka një mesazh.

“Jetoni çdo ditë si të ishte ditëlindja jote”, ka shkruar Enca pranë postimit ku ka treguar edhe se ka mbushur plot 24 vite jetë.

Këngëtarja gjatë një periudhe të jetës ka arritur që të bëhet e njohur dhe e suksesshme në sytë e publikut.

Ajo në rrjete sociale ndiqet nga një numër i madh i njerëzve.

loading…