Emri i Agim Veliut ia fute frikën në palcë Shpejtim Bulliqit, editon statusin ku përmend djemtë e tij

Kandidati për kryetar të Podujevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi si duke po i frikësohet garës për të parin e Podujevës, nga ish bartësi i kësaj komune, Agim Veliu.

Kjo pasi që ai ka edituar statusin e tij që e kishte publikuar me datën 18 shkurt, shkruan Insajderi.

Në postimin e parë të tij, ai kishte thënë se djemtë e shfrenuar të Agim Veliut po e sulmojnë me qëllim që ta dëmtoj atë, pasi po kanë frik se do ta humbasin pushtetin.

Madje, Bulliqi kishte deklaruar se djemtë e Veliut po shpërndanin informata se ai po i futej garës me pretendimin që ta ç’rrënjos rugovizmin në Llap.

Pas më shumë se dy orësh, Shpejtim Bulliqi e kishte edituar tekstin, ku përmend djemtë e Agim Veliut, duke e ndryshuar në djemtë e përdhelur.

“Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale, është lajm i atyre që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe mua si kandidat për kryetar komune, dhe është duke u bërë nga frika e humbjes së pushtetit. Janë shfrenuar “djemtë e përkdhelur” me shpifje të ulëta, që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç’rrënjos Rugovizmin në Llap.

E vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keqqeverisjen në Llap, si dhe t’i hapim rrugë zhvillimit e drejtësisë”, ka shkruar Bulliqi.

Shpejtim Bulliq është kandidat për kryetar të Podujevë që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, e që në garë sfidohet nga Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu nga PDK.

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen me 15 marë të këtij viti.