Mesfushori i Juventusit

Emre Can do t’i nënshtrohet operacionit pas problemeve me tiroide

Juventusi ka konfirmuar përmes një komunikate se Emre Can do t’i nënshtrohet operacionit pas problemeve me tiroide.

Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë që u transferua këtë verë te “Zonja e Vjetër” nga Liverpooli si transferim i lirë, ka një gungë në tiroide.

Can nuk do të jetë i gatshëm për udhëtimin drejt “Old Trafford” për t’u përballur me Manchester Unitedin në Champions League.

Futbollisti turko-gjerman i ka bërë 8 paraqitje këtë sezon në Serie A, ndërsa qëndroi në stol gjatë gjithë sfidës me Genoan në fundjavë që përfundoi në barazim 1-1.