Emre Can do të largohet nga Juventusi, e ardhmja te Atletico

Emre Can përgatit valixhet te Juventusi. Mesfushori gjerman i cili tashmë e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij te bardhezinjtë për situatën ku ai u la edhe jashtë listës së Champions League, do të largohet në merkaton e dimrit dhe ideja më konkrete për lojtarin është Atletico Madrid.

25-vjeçari është lojtar fizik që i është përshtatur shumë stilit të lojës së trajnerit Simeone dhe duke parë që mesfushori gjerman nuk është në planet e Sarrit edhe drejtuesit bardhezinj nuk do të bëjnë rezistencë ndaj një oferte deri në 30 milionë euro.

loading…