Emrat e mëdhenj që munguan në listën e “Topit të Artë”

France Football dje publikoi listën e 30 kandidatëve për të fituar çmimin prestigjoz individual “Topi i Artë”.

As ky çmim nuk ka kaluar pa kontestime pasi shumë futbollistë të mëdhenjë nuk kanë përbërë listën.

Luka Modric është njëri nga ta, me mesfushorin kroat që theu një rekord negativ – duke u bërë lojtari i parë pas 30 viteve që fiton “Topin e Artë” dhe në vitin pasues nuk futet as në listë.

Më poshtë lista e disa prej futbollistëve të mëdhenj që munguan në 30-shen finale të France Football:

– Luka Modric
– Neymar Jr.
– Paul Pogba
– Sergio Ramos
– Harry Kane
– N’Golo Kante
– Luis Suarez
– Gareth Bale
– Ivan Rakitic
– Edinson Cavani
– Gabriel Jesus

loading…