Skuadra e Crystal Palaces ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Cityt në finalen e madhe të FA Cup.

Ishte Eberechi Eze që shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 16’të, shkruan Indeksonline

Komentatori i Supersportit, Ylli Aga emocionoi të gjithë në fundin e ndeshjes. Ai filloi të qante gjatë transmetimit duke i bërë pothuajse të gjithë me lot në sy.

Ky është trofeu i parë në histori të Crystal Palaces pas shumë 120 vitesh.