Emocionuese/ Në vendin ku iu vra babai, djali i heroit me ushtarët e FSK-së duke bërë shqiponjën

Edhe familja Ahmetaj nga Rezalla e Skenderajt, ia fali tokës së Kosovës dy më të shtrenjtit e tyre.

I rritur me trimëritë e Azem e Shotë Galicës, Ahmet Delisë e Sylë Rezallës, Malush Ahmetaj ishte i etur për liri. Ai bashkë me dy djemtë e tij, Bahriun dhe Bedriun, morën armët dhe iu bashkuan UÇK-së.

Derisa, vetë Malushi nuk arriti t’i shpëtonte dorës gjakatare, duke rënë heroikisht në malet e Drenicës në pozicionin luftarak, ku u godit për vdekje nga një minahedhës, ishte vetë djali i tij, Bahriu që me shokët e tij tërhoqën trupin e tij, duke e varrosur, kufoma e të cilit qëndroi aty deri në mbarimin e luftës, ku shpesh shkon e viziton.

Por, mëngjesin e së martës, ai nuk ishte i vetëm. Bashkë me të ishin edhe shokët e tij, ushtarët e FSK-së.

Të veshur me uniformën ushtarake, ata nderuan heroin, Malush Ahmetaj.

Fatografi emocionuese janë publikuar, ku shihen ushtarët duke bërë shqiponjën pranë heroit Malush Ahmetaj.