Emocionuese, Bali Muharremaj ia dhuron lulet e përurimit djalit të Ukë Bytyqit, asambleist i ri i LDK-së

Suhareka po zgjedhë institucionet e saj lokale për 4 vitet e ardhshme. Bali Muharremaj është betuar për një mandat të ri në krye të komunës. Sot janë betuar edhe asambleistët e kuvendit komunat të Suharekës.

Në mbledhje është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit, Behxhet Kuqi.

Një moment emocional në këtë mbledhje përuruese ka qenë momenti kur kryetari i komunës, Bali Muharremaj i ka dhënë lulet e përurimit Flamur Bytyqit, djalit të ish-veprimtarit të shquar të LDK-së, Ukë Bytyqit, i cili është asmableist i LDK-së në këtë mandat.