Menaxheri i Nantes ka shpërthyer në lot duke qarë pas zhdukjes së Emiliano Salasë gjatë ndeshjes në Ligue 1 kundër St Etienne.
Emocionet ishin të mëdha në Nantes mbrëmë pasi që ndeshja u zhvillua pa ish lojtarin e tyre Emiliano Sala, një ndeshje pa argjentinasin që humbi pas rrëzimit të avionit në Kanalin Anglez.
Gjyqtari Frank Chneider e ndërpreu ndeshjen që St Etienne e zhvillonte në La Beaujoire në minutën e nëntë që ishte një referencë për numrin e Sala në fanellë për një minutë duartrokitje gjatë të cilave trajneri i Nantes, Vahid Halihodzic shihet duke qarë.
Tifozët shpalosën banerë, ku binte në sy një flamur i madh argjentinas dhe të gjithë lojtarët e Nantes kishin emrin e Sala në fanellat e tyre.
Një portret i Sala u pa në qendër të këtij rrethi derisa në fushë vazhdonin brohoritmat me emrin e “Emiliano Sala”.
Lojtarët e Nantes kishin veshur maica me mbishkrim ‘On t’aime Emi’ (Ne të duam Emi) kurse ata të St Etienne kishin maica me mbishkrimin “Lutu për Sala”.
Sala shënoi 48 gola në 133 paraqitje për Nantes.
The 9th minute halted for Emiliano Sala. https://t.co/Bmkgusm3ca
— Get French Football News (@GFFN) January 30, 2019







