Emocionohet Xhelal Sveçla, nis të prezantohet si ministër i Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e ka bërë një gabim në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Elbasan.

Duke prezantuar tri marrëveshje që do të nënshkruhen mes vendeve, Sveçla e prezantoi MPB-në e Kosovës si të Shqipërisë.

“Të nderuar kryeministria, zoti Rama dhe zoti Kurti, të nderuar ministër dhe ministra, të nderuar të pranishëm. Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë.. të Kosovës, që nga fillimi i punës sonë e ka pasur një ndër prioritet e saj zhvillimin, dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror me MPB-në e Shqipërisë”, ka thënë ai.

Nga minuta 33:59.