Krye-emisari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Navarro sot gjatë ditës tha se koronavirusi do të jetë një virus që nuk do të largohet nga raca njerëzore për një kohë të gjatë.
Në një intervistë për “Meet the Press”, Dr.David Navarro, emisar special në OBSH, vërejti se ka shenja që shkalla e të infektuarve të rinj me koronavirus mund të ishte duke u ngadalësuar në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë falë, pjesërisht, “lehtësimeve shumë rapide”, raporton NBC.
“Nuk e dimë nëse do të vijë valë valë ashtu siç vjen edhe gripi. Ne mendojmë që do të jetë një virus që do ta ndjekë racën njerëzore për një kohë shumë të gjatë, derisa ta kemi një vaksinë për të na mbrojtur,” tha ai.
“Çelësi për këtë virus është se çdo komunitet ka një mburojë të caktuar, mund të trajtojë rastet sapo ato të shfaqen, t’i izolojë ato, dhe të ndalojë shpërthimet. Do të jetë e domosdoshme që secili vend ta ketë një kapacitet të tillë.”
Deri tash janë konfirmuar gati 1.8 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën, me 530 mijë prej tyre në SHBA.






