Emir Umit është futbollisti i radhës që nënshkruan me KF Llapin.
Umit ka nënshkruar për 2 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit nga IPKO Superliga.
Emir Umit, 19 vjeç, i lindur më 28.04.2000, vjen nga Belgjika, përkatësisht klubi i tij i fundit është SC Châtelet, kurse ka luajtur edhe për Namur.
Ai njëkohësisht është futbollist i Kosovës U-19.
“Për këtë transferim, e falenderojmë menaxherin Rahman Kice që njëherit është edhe menaxher i futbollistit të Kosovës, Vedat Muriqi. Vazhdojmë…”, ka shkruar klubi llapjan në Facebook.








