Emini: Fakti që VV e LDK s’merren vesh për një pozitë tregon që nuk e kanë seriozisht çkapjen e shtetit

Donika Emini, drejtoreshë në CiviKos, në Rubikon të KTV-së ka thënë se fakti që Vetëvendosje e LDK-ja nuk merren vesh për një pozitë do të thotë se ato nuk e kanë seriozisht çkapjen e shtetit.

“Fakti që ata nuk po munden me arritë një marrëveshje dhe për shkak të egos së tyre, të dy partive, e kemi një qeveri në detyrë që vazhdimisht po merr vendime të dëmshme për Kosovën, kjo tregon që këto dy parti nuk e kanë qëllimin e tyre për me e çkapë shtetin. Fakti që po kapen për një pozitë tregon që nuk e kanë seriozisht çkapjen e shtetit”, ka thënë Emini.