Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri bujë në media me një fjalim historik mbi procesin e çarmatimit të PKK-së (Partisë Komuniste Kurde).

Duke folur në takimin e 32-të konsultativ të organizuar nga Partia AK në Kızılcahamam, Erdogan përcolli mesazhe të forta si në aspektin politik ashtu edhe në atë shoqëror, me theks në “Turqinë pa terror”.

Të pranishmit u mbushën me entuziazëm gjatë fjalimit të tij, transmeton Ballkani.info.

Deklaratat e tij, të cilat nxorën në pah vëllazërinë shekullore midis popujve turk dhe kurd, u pritën me duartrokitje të zgjatura nga pjesëmarrësit.

Një nga momentet më të paharrueshme të fjalimit ishte kur gruaja e tij Emine Erdogan shpërtheu në lot.

Hizen baraşşiye şe #EmineErdoğan pic.twitter.com/4O8rLiO8ra

— B. White (@Akpmhpdem) July 12, 2025

Në fund të fjalimit, ajo përqafoi burrin e saj dhe qau, gjë që u regjistrua dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale. /Ballkani.info/