Qeveria e Kosovës, sot ka emëruar si zëvendësministër Gjergj Bekën nga Aleanca Kosova e Re(AKR) në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ai përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se nga sot ka marrë detyrën e zëvendësministrit në MMPH.
“Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot.”, ka shkruar Beka në Facebook.
Gjergj Beka ka qenë i punësuar në komunën e Mitrovicës, si zyrtarë për gjendje civile.
Qeveria e Ramush Haradinaj që nga marrja e mandatit është kritikuar për numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar.







