Emergjenca në QKUK me staf të reduktuar, drejtori ka një lutje për pacientët

Më shumë se 250 persona në ditë marrin shërbime në Klinikën Emergjente në QKUK.

Ndonëse edhe para pandemisë numri i këtyre rasteve ishte akoma më i madh, tash ky repart është duke u mbingarkuar si pasojë e mbylljes së ambulancave specialistike.

Drejtori i kësaj klinike ka apeluar te pacientët që të kërkojnë shërbime vetëm për rastet emergjente, e jo edhe për ato që mund të kryhen edhe nëpër QKMF apo spitale rajonale.

Përderisa shumë pacientë pranohen në gjendje të rëndë shëndetësore, gjasat për t’u infektuar stafi mjekësor janë të mëdha.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në këtë klinikë janë infektuar 26 persona brenda stafit mjekësor, ndërkaq 13 nga ta vazhdojnë ende të trajtohen.

Lenjani ka shtuar se është duke punuar me staf shumë të vogël krahasuar me numrin e pacientëve.

Kjo klinikë ka 73 infermierë dhe 25 doktorë.