Ëmbëlsira me fjolla misri, çokollatë dhe mjaltë, të gatshme për 10 minuta!

Kjo recetë është ideale nëse papritur ju vijnë mysafirë, sepse gatuhen shpejt, por janë edhe të shijshme

Përbërësit:

– 250 gr gjalpë,
– 50 gr sheqer;
– 5 lugë të vogla mjaltë;
– 100 gr çokollatë;
– 150 gr arra të grira;
– 250 gr fjolla nga misri

Përgatitja:

▪ Shkrini gjalpin bashkë me sheqerin, mjaltin dhe çokollatën në zjarr mesatarisht të fortë.

▪ Në tretje shtoni arrat dhe miellin e misrit, pastaj të gjitha bashkoni.

▪ Qitni në kallëp të lyer me vaj.

▪ Ftohni mirë.

▪ Kënaquni

loading…