Elza Ujkani ka vetëdije të plotë dhe po komunikon normalisht me të gjithë. Ky është lajmi i shumëpritur për të gjithë të cilin e ka dhënë deputeti, Haxhi Avdyli.

Vajza që u lëndua rëndë nga rrëzimi i kulmit të komunës së Prishtinë është transferuar dje në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm, ka bërë të ditur Avdyli.

“Pas qëndrimit në mjekim intenziv dhe pas operacionit gadi 4 orë për të evakuar e ndalur gjakderdhjen intrakraniale, Elza ia doli.

Nga dje ajo është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm.
Ajo është e vetëdijshme, komunikative , e lëvizshme me të gjitha ekstremitetet, përkundër që ka thyerje në para krah dhe ne vertebrën cervikale C7.

Falë punës dhe profesionalizmit të lartë të kolegëve të mi nga Neurokirurgjia Dr Faik Qosja si operator, e asistentëve të tij, dhe tërë kolegevë tjerë në krye me drejtorin dr Besnik Elshani të cilët po kujdesen që edhe këtë fazë postoperatore ta kaloj sa më lehtë”, shkruan Avdyli në njoftim.