Zyrtari i VV’së nga Tirana, Elvis Hoxha ka folur fjalë të mëdha për Albin Kurtin, Glauk Konujfcen dhe BesniK Bislimin pas raportimeve se është arritur marrëveshje me LDK’ne. Ka publikuar një foto me tre zyrtarët e VV’së për të cilët ka thënë se ata kanë kthjelltësi të mrekullueshme politike.

“Kjo foto nuk është e qartë për shkak të aparatit tim. Por ama njerëzit që më rrethojnë janë të një qartësie politike të mrekullueshme”, ka shkruar Hoxha.

Ballkani.info ka mësuar që LDK dhe LVV janë duke i shikuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”.

Ashtu siç raportoi më herët Ballkani.info, Glauk Konjfuca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Pozitën e kryeparlamentarit pritet ta merr Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së. Ajo do të jetë kryetare me mandat të plotë pa rotacion.

Pritet që gjatë ditës së nesërme, të dy këto parti do të mbledhin Këshillët Drejtuese dhe ta vulon marrëveshje në mënyrë që të hënën në Kuvend të shkohet me vota të dy partive.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

Burimet tona thonë se ky ka qenë kompromisi i LDK-së, që tash mos të zotohet VV-ja për presidentin. Ky komporomis e ka nxitur lëshimin e VV-së për kryeparlamentarin. /Ballkani.info/