Policia e Kosovës, të enjten gjatë patrullimeve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka hasur në 689 copë plumba, 34 gëzhoja dhe një flamur të Serbisë.

Veton Elshani zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, ka thënë se këto municione u gjetën afër urës ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

“Në anën e djathtë të vendit ku u vra polici ynë në shtator, jo në drejtim të manastirit ku tashmë kemi bërë kontrolle, por para urës në këtë fshat – rastësisht kemi hasur në 689 copë municione”, tha për Tëvë1, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut.

BONUS VIDEO: Aksion para MASHT-it i Komitetit të Kongresit të Aktivizmit Studentor