.Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se deri tani nuk ka asnjë kërkesë formale në KQZ për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Ai tha se reagimet e Vetëvendosjes për zgjedhjet serbe në veri, janë vazhdim i mshtrimeve të partisë së Albin Kurtit.
“Reagimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet serbe janë vazhdimësi e mashtrimeve të tyre me qytetarët e Kosovës. Qeveria Kurti për 100 ditë hapi tërësisht kufijt e Kosovēs me Serbinë dhe bashkëpunoi me shtetin serb ndërsa mbylli kufijt e Kosovës me Shqipërinë. Këto reagime tani që janë në opozitë, janë të turpshme”, tha Elshani.
Kujtojmë se Serbia mban zgjedhjet në Kosovë që nga viti 2011, kjo vjen pas kërkesave të ndërkombëtarëve.







