Elon Musk thotë se në Iran janë tani aktivë rreth 100 pajisje të Starlink

Shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk tha të hënën se kompania tani është afër të ketë 100 Starlinks aktivë në Iran (shërbimi i internetit satelitor) tre muaj pasi tha në Twitter se do të aktivizonte shërbimin atje mes protestave rreth vend islamik.

Musk tha, “jemi afër 100 pajisjeve aktive të Starlink në Iran”, transmeton Telegrafi.

Miliarderi kishte thënë në shtator se do të aktivizonte Starlink-un në Iran si pjesë e një përpjekjeje të mbështetur nga SHBA-ja “për të avancuar lirinë e internetit dhe rrjedhën e lirë të informacionit” për iranianët.

Shërbimi me brez të gjerë me bazë satelitore mund të ndihmojë iranianët të anashkalojnë kufizimet e qeverisë për aksesin në internet dhe disa platforma të mediave sociale mes protestave në mbarë vendin.

Republika Islamike është përfshirë nga protestat që shpërthyen pas vdekjes në shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia, pasi u arrestua nga policia e moralit për “veshje të papërshtatshme”.