Elmi Reçica: Masakra e Reçakut paraqet dëshminë më faktike të politikës së planifikuar serbe për krimet e kryera

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së Elmi Reçica, sot në 20-vjetorin e e masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat serbe, duke kujtuar viktimat ka theksuar që , masakra e Reçakut paraqet dëshminë më faktike të politikës së planifikuar serbe për krimet e kryera, raporton Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

Në Reçak, 20 vite më parë, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme dhe më mizore kundër njerëzve të pambrojtur, masakra e Reçakut paraqet dëshminë më faktike të politikës së planifikuar serbe për krimet e kryera.
Mëngjesi i kobshëm i 15 janarit të masakrës së Reçakut, vërtetë e pati tronditur bashkësinë ndërkombëtare, duke e vë në veprim konkret opinionin botëror, kontributin tejet të çmuar të ambasadorit Wiliam Walker dhe veçanërisht i vuri në lëvizje SHBA-të, duke sensibilizuar dhe trajtuar çështjen e Kosovës.
Aleancat dhe partneritetet e Kosovës me shtetet me të fuqishme e në mënyrë të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të gëzojnë përkrahjen edhe sot për qëllime dhe veprime të përbashkëta për paqe dhe siguri në rajon dhe në botë, andaj jemi shumë mirënjohës, do të punojmë pareshtur për t’i thelluar dhe fuqizuar edhe më tej.
Gjatë mbajtjes së konferencës së Rambujesë u realizua më shumë se asnjëherë unifikimi i faktorit politik dhe ushtarak në Kosovë në mbështetje të luftës për çlirimin e vendit duke kulmuar me fushatën bombarduese të NATO-s.
Lufta e drejtë e organizimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Serbia të marr përgjegjësinë, të ndëshkohet dhe kryesit të dalin para drejtësisë, për krimet e shumta dhe gjenocidin e forcave policore dhe ushtarake serbe të ushtruara ndaj shqiptarëve që nga vitet e 90-ta.
Kujtim, vlerësim dhe respekt i përjetshëm për gjithë martirët e atij krimi barbar, dëshmorët e kombit dhe luftës heroike të UÇK-së!