Eliza Hoxha: Gërvallës sot ia dërguam një libër në ministri për t’ia kujtuar krimet e Serbisë në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se sot kanë kërkuar takim me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla , por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Hoxha në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se  në ministri ajo nuk doli që t’i priste ata, por se për të atje e lanë një libër për t’i rikujtuar krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

“Jo nuk e takuam. Ne kërkuam që personalisht të ja dërgojmë librin e Nysret Pllanës që flet për viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Nuk na u lejua. Ne kërkuam që vetëm dhurata të protokollohej dhe të bëhet si dhuratë,. Shpresoj që të shkojë në vendin e duhur”, ka thënë Hoxha.

Më tutje Hoxhaj tha se një libër i tillë u nevojitet të gjithëve.

“Ne e kemi bërë me nijet të mirë. Çdo kujt i duhet një libër i tillë. Edhe neve që jetojmë këtu e që shpesh i harrojmë. Na nevojiten libra të tillë, e lë më asaj që nuk ka jetuar këtu”, ka thënë ajo.