Elita Rudi inspirohet nga Kim – shfaqet me fustan dhe dukje të ngjashme sikurse të Kardashian

Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, vazhdon të marrë vëmendje me postimet që herë pas here bën në rrjete sociale.

E tillë është shfaqur në një të fundit, ndërkohë që është shfaqur me një dukje më ndryshe e mjaft elegante.

Ajo shfaqet me një fustan të gjatë shkëlqyes ngjyrë argjendi, e cila siç shihet është inspiruar nga themeluesja e “Skims”,

Kim Kardashian.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli televiziv kishte veshur një fustan të ngjashëm në ceremoninë e “Met Gala” të vitit 2018.

Fustani i Kardashian ka qenë i markës ‘Versace’, gjersa për dukjen e Rudit u përkujdes kreatori Valdrin Sahiti.

Në fotografitë që ka shpërndarë në rrjete sociale, bukuroshja nga Gjakova është cilësuar si ‘Kim Kardashian shqiptare’.

Krahas kësaj, nëna e dy fëmijëve besohet se shumë shpejt do të rikthehet në ekran. /Telegrafi/

Foto: Getty Images