Eli Fara po mendon të bëhet nënë përsëri

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Eli Fara ka treguar dëshirën e saj për të pasur më shumë se një fëmijë. Ajo ka një vajzë, Marina Farën e cila po ashtu është personazh i njohur për publikun.

E ftuar në “Thumb” Eli është shprehur se në fakt ajo ka dashur gjithnjë të ketë më shumë se një fëmijë, por e ka penguar fakti se për të zgjeruar familjen, të duhet në krah personi i duhur.

“Absolutisht po. Të paktën thosha më parë dua të kem 3 fëmijë. Nuk kam dashur kurrë që të kisha vetëm një. Ndoshta profesioni, koha kalon shpejt. Pastaj është edhe problemi tjetër që fëmijën duhet ta bësh me njeriun e duhur. Nuk është aq e lehtë të bësh një fëmijë. Ndoshta nuk më doli përballë ndonjë njeri i duhur që të bëja një tjetër fëmijë”, është shprehur këngëtarja duke shtuar se “madje edhe tani do të donte të bëhej nënë nëse në krah do të kishte partnerin ideal”.