Elektrosever

“Elektrosever” nis vendosjen e njehsorëve në veri, thonë se qytetarët po paguajnë “nga pak”

Erdhën me të gjitha pajisjet përbërëse të energjisë.

Ndonëse punimet ishin planifikuar të fillonin në ora 10:00, ato nisën me 1 orë vonesë.

Kjo kompani e cila u licencua nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, për herë të parë po i vendos njehsorët e energjisë elektrike në veri të vendit.

Brenda kutive u vendosen edhe orë matësit, nga të cilët, do të faturohen të gjithë qytetarët e kësaj zone.

Nga kompania i thanë televizionit se po hasin në probleme gjatë këtij procesi.

“Jo, të gjithë presin njehsorët. Janë 20 mijë numra. Do të përfundojnë brenda 2-3 muajve, do ta shohim. I njëjti ekip do të kryej punën në krejt veriun. Edhe Zveçanin, edhe Leposaviqin, edhe Zubin Potok, deri këtu. Lagjja e Boshnjakëve është fillimi. Shumë-etnike është edhe ajo, prandaj e zgjodhëm atë. Një e treta janë serbë, një e treta janë shqiptarë, dhe një e treta janë të gjithë, ashkalinjë, boshnjakë, e kështu… Ka filluar pagesa. Paguajnë nga pak”, thuhet nga kompania për Tëvë 1.

E një qytetar kërkoi që pagesat e kryera nga shqiptarët, t’i kompensojnë serbët.

“Mos me pagua duhet me ua këput rrymën, edhe duhet me pagu, rryma paguhet s’ka vend në botë që nuk paguhet, ata qe 20 vite nuk kanë paguar krejt i kena pagua na, tash ata duhet me pagu edhe me i la edhe ato tjerat”, thotë qytetari

Nga komuna e veriut të Mitrovicës, e shohin me vonesë nisjen e punimeve.

“Faktikisht është dashtë të kryhen deri në prill këto punime, siç e dini veç kanë fillu me ardh, por faturat anormale për qytetarët serb, sepse ata masë shumti po ankohen për shumat po i vijnë përmes faturave” , ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin.

Siç ka mësuar televizioni, në udhërrëfyesin për energjinë, thuhet se logoja e kompanisë nuk duhet të shfaqet, gjë që kjo marrëveshje nuk po respektohet nga kompania, meqë televizioni vërejti se në uniformat e punonjësve u shfaqë mbishkrimi “Industria e energjisë elektrike e Serbisë”

Që nga dita e enjte, qytetarët serbë dhe të komuniteteve të tjera, do të paguajnë energjinë elektrike, për këtë edhe ju shpërndanë kontratat për furnizim të energjisë nga kjo kompani.