Elektrosever më në fund e respekton marrëveshjen, nuk publikohen detajet

Shfrytëzuan ditët e fundit që të kryejnë obligimin që u zotuan.

Kompania Elektrosever dorëzoi të dhënat e konsumatorëve tek KOSTT-i, kështu që finalizimi i marrëveshjes për energjinë në pjesën veriore është drejt fundit.

Nga partia në pushtet nuk kanë një datë të saktë se kur do të fillojë faturimi në veri, megjithatë presin që kjo të ndodhë gjatë dimrit.

Kusari thotë se besë tek elektrosever nuk ka, megjithatë do të bëjnë maksimumin që pjesa tjetër e marrëveshjes të përfundojë.

Për partinë e Kusarit dhe qeverinë Kurti, kanë kritika përfaqësuesit e partive opozitare.

Mirëpo, njohësit e politikave në vend japin një sqarim, mbi atë se pse Serbia po insiston në vonimin e implementimit të kësaj ujdie.

T7 gjatë ditës ka tentuar të marrë një qëndrim mbi të dhënat që kanë pranuar deri më tani nga Elektrosever, por zyrtarë të KOSTT-it nuk u deklaruan.

https://youtu.be/JFBWF_kqRKo