Një person i pajetë është gjetur mesditën e së enjtes në lumin Shkumbin pranë fshatit Muriqan të Elbasanit.

Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Xh 79 vjeç, larguar nga banesa në 11 shkurt 2019.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune dhe dyshohet se ai është mbytur në lumë, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.