“El Clasico” i takon Real Madridit

“El Clasicon” këtë mbrëmje e ka fituar skuadra e Real Madridit me rezultat të ngushtë 2-1.

Mysafirët triumfuan me golat e David Alabas dhe Lucasit, derisa Barcelona golin e vetëm e realizoi përmes Sergio Agueros në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madridi është në pozitën e parë të La Ligas me 20 pikë të tubuara, derisa Barcelona është në të 8-n me 15 sosh.