Ekzekutohet një person në orët e para të mëngjesit, para lokalit

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 05:45, në fshatin Bradashesh të Elbasanit, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali Bujar Çela, rreth 50 vjeç, banues i fshatit.

Grupi hetimor po punon në zbardhjen e ngjarjes.