Ky është momenti që dy gjeneralë të Gardës Revolucionare Islame u vranë në sulmin ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit, sulm i cili vrau gjithashtu komandantin Quds Qassem Soleimani.
Pamjet CCTV të filmuara afër aeroportit dhe të shpërndara nga stacioni televiziv irakian AhadTV, tregojnë një shpërthim të madh pasi njëra nga dy makinat u shkatërrua nga raketat precize herët të premten në mëngjes, raporton Dailymail.

Gjeneral brigade Hussein Jafari Nia dhe gjeneralmajor Hadi Taremi u identifikuan në mesin e të vdekurve nga agjensia gjysmë zyrtare Fars, së bashku me kolonelin e rojeve Shahroud Mozaffari Nia dhe kapitenin Waheed Zamanian.








