Mbrëmjen e së martës, Durrësi u trondit nga të shtëna me breshëri automatiku, ku si pasojë mbetën të vrarë Edison Harizaj që vdiq në vend dhe Genci Çaçi, qe gjeti vdekjen në spital.

Nga kjo vrasje mafioze ende nuk ka asnjë të dyshuar pasi, ekzekutorët janë treguar tepër të kujdesshëm, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Ndërkohë sipas policisë po hetohet në pistën e hakmarrjes dhe larjes se hesapeve.

Objektivi kryesor i këtij atentati dyshohet të ketë qënë viktima Harizaj, pasi ky i fundit rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale, i dyshuar për disa vrasje të ndodhura në Vlorë, por edhe për gjobëvënie dhe trafik droge.

Në Vlorë, Edison Haziraj njihej me emrin “Il Padrino”.

Ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1999.

Gjithashtu është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por sërish nuk u provua implikimi dhe pjesëmarrja e tij në këtë krim të rëndë.

Ndërsa së fundmi, Harizaj akuzohej si i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, i cili ishte kthyer pak kohë para se të zhdukej nga Belgjika. Për shkak të kësaj veprimtarie kriminale, pistat kryesore të hetimet mësohet se janë shtrirë te hakmarrja.