Ekstradimi i Gruevski ende po pret për një zgjidhje
Parlamenti Evropian ka aprovuar kërkesën për ekstradimin e Nikola Gruevskit në Maqedoni nga Hungaria.
Ky vendim i Paralamentit Evropian duket se nuk ka rëndësi për shtetin e Hungarisë.
Kjo pasi që sekretari për komunikim i kryeministrit hungarez Zoltan Kovac ka thënë se kërkesa e Paralamentit Evropian për ekstradim të Gruevskit nuk ka asnjë vlerë.
“Aplikimi për azil politik nga Gruevskit nuk ishte politik por legal. Parlamenti Evropian nuk ka të bëjë asgjë me ekstradimin e Gruevskit dhe ajo që po e bënë është se po pengon në marrëdhëniet tona.”, u shprehë Kovac.
Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë ka dërguar një dokument ku ka kërkuar nga autoritetet hungareze që të ekstradojnë Gruevskin.