Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese dhe njohëse e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor ka kritikuar Perëndimin gjegjësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raport me qasjen ndaj Serbisë, specifikisht presidentit, Aleksandër Vuçiq.
Stradner e cila është edhe hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vlerëson se SHBA-të ende po besojnë me naivitet se Vuçiç-i po e afron Serbinë më pranë NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Blofi i Vuçiç-it, sipas ekspertes amerikane, nuk i intereson fare Rusisë, meqë presidenti Vladimir Putin, beson ajo, “e di shumë mirë që Vuçiç po blen kohë deri në vitin e ardhshëm”.
“Është e turpshme se si Rusia po luan me Perëndimin si fyell në Ballkan”, ka shkruar Stradner në platformën sociale, X.
As Washington still naively believes that Vucic is brining Serbia closer to NATO and the EU, Russia does not care.
— Ivana Stradner (@ivanastradner) November 25, 2023
Putin knows Vucic is just buying time until 2024.
It’s embarrassing how 🇷🇺 in playing the West like a fiddle in the Balkans
Meanwhile… the Kremlin ⤵️ pic.twitter.com/gmkIpTzdor
Ndryshe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç, ka pretenduar se situata në Kosovë është tejet e komplikuar.
Në një intervistë për mediumi serb, TV Prva, komandanti i Ushtrisë Serbe, ka thënë se shpreson që Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, do të ketë fuqi të mjaftueshme për të stabilizuar situatën dhe për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.
“Do të bisedoj të hënën me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, për të shkëmbyer informacione të caktuara për situatën e sigurisë dhe shpresoj që KFOR-i do të ketë fuqi të mjaftueshme në kapacitetin e tij për të qenë një faktor që stabilizon dhe mbron popullin serb në Kosovë”, ka potencuar ai.
Situata në Kosovë, sipas pretendimeve të ushtarakut, Mojsiloviq është shumë e komplikuar meqë ka mungesë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Ai ka pretenduar se në Veri të Kosovës aktualisht ka një angazhim të tepruar të Policisë së Kosovës.
“Përveç Policisë së Kosovës, praninë e tij në Veri e ka shtuar edhe KFOR-i”.







