Ekspertiza e autoriteteve bullgare: Viktimat vdiqën nga zjarri, jo nga lëndimet e aksidentit

Zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov ka deklaruar sot se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të gjitha viktimat e aksidentit në Bullgari, kanë vdekur nga zjarri.

“Të gjitha viktimat në autobusin e aksidentuar kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri, e jo nga lëndimet nga aksidenti, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore të caktuar nga hetimi, njoftoi sot zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov”, raporton mediumi bullgar Dnevnik.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit.

Hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur. Në mesin e viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë du vëllezër binjakë nga 4 vjeç.

Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për viktimat. Ditë zie kanë shpallur edhe Kosova dhe Bullgaria