Një ekspert i njohur ushtarak, ish-analisti i inteligjencës amerikane, Malcolm Nance, i është bashkuar Legjionit Ndërkombëtar të Ukrainës.
Ai foli për këtë në një intervistë për MSNBC.
Sipas Nance, ai u bashkua me mbrojtësit e Ukrainës rreth një javë më parë për të ofruar aftësitë e tij dhe për të ndihmuar Forcat e Armatosura të Ukrainës të zmbrapsnin pushtimin rus, të cilin ai e quajti një “luftë asgjësimi”.
“Sa më shumë e shikoja se si po vazhdonte lufta, aq më shumë mendoja: Mjaft të flasim. Është koha për të vepruar këtu… Nëse dështojmë këtu, rusët do të shkatërrojnë demokracinë në këtë vend… Do të ketë një betejë dhe ne do ta fitojmë atë”, shpjegoi ai vendimin e tij.








