Eksperti amerikan godet Erdoganin për ambasadën në Jeruzalem: Po do t’i dominojë zonat që ishin nën sundim osman

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka folur për reagimin e Turqisë pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se pretendimet e Turqisë se janë shkelur ligjet ndërkombëtare me këtë veprim të Kosovës, janë vetëm maskë mbi faktin që presidenti turk Erdogan, sipas tij dëshiron të përdorë çështjen e Palestinës për të avancuar agjendën islamike.

Ai ka thënë se Erdogan dëshiron të njihet si udhëheqësi mysliman dhe përdor “solidaritetin” e tij për të forcuar atë status.

Sidoqoftë, ai thotë se qëllimi i vërtetë i liderit turk është të dominojë në zonat që dikur ishin nën kontrollin Osman.

Postimi i plotë:

Në mënyrë të parashikueshme, qeveria turke ka folur kundër hapjes zyrtare të së Dielës të Ambasadës së Kosovës në Izrael në Jeruzalem, me Ministrinë e Jashtme duke deklaruar “Duke vepruar në një mënyrë të tillë, udhëheqësit kosovarë kanë shkelur rezolutat përkatëse të KB lidhur me statusin e Jeruzalemit, si dhe status quo-në nën qëllimin e procesit të paqes dhe kanë dëmtuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat për paqe në rajon. ” Sidoqoftë, ky pretendim shqetësimi është vetëm një maskë mbi faktin se Erdogan përdor vetëm çështjen Palestineze për të avancuar axhendën e tij personale. Ai dëshiron të njihet si udhëheqësi mysliman dhe përdor “solidaritetin” për të forcuar atë status, megjithatë qëllimi i tij i vërtetë është të dominojë zonat e rajonit që dikur ishin nën kontrollin osman për të çuar më tej qëllimin e tij për të qenë sulltani i ri.