Sipas ekspertëve serbë të ekonomisë nëse taksa 100 % e vendosur nga Qeveria e Kosovës, vazhdon deri në fund të vitit, humbjet e Serbisë do të ishin 80 milionë euro.
Eksporti i Serbisë në Kosovë sivjet pritej të ishte 5 % më i madh dhe të arrinte në 500 milionë euro.
Serbia në vitin 2017 ka eksportuar në Kosovë mall në vlerë 450 milionë euro, shkruan Ballkani.info.
Në Serbi, lidershipi po vazhdon të ankohet për taksën e vënë nga Kosova, megjithatë ky shtet nuk ka parapara kundërmasa ndaj Kosovës.
Atje po vazhdojnë të ankohen, duke thënë se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, ndërsa i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë.
Në anën tjetër, Kosova duket e vendosur ta çojë deri në fund masë, të paktën kështu ka thënë kryeministri Haradinaj në disa raste.
Efeket e masës po ndjehen tashmë edhe në Bosnjë. Atje po thonë se taksa mund të lë pa punë deri në 10 mijë persona. /Ballkani.info/







