Epidemiologu serb

Ekspertët ne Serbi thonë që atje ka shumë vdekje nga COVID, por qeveria po i fsheh ato

Epidemiologu serb, Zoran Radovanoviq, po thotë se në Serbi ka më shumë raste të vdekjeve dhe të infektimeve nga COVID-19, sesa ato që zyrtarisht i raporton shteti serb.

Ai ka përmendur datën e 2 korrikut ky zyrtarisht ishin raportuar vetëm gjashtë raste të vdekjeve në Serbi. Sipas tij atë ditë në të vërtetë kishin vdekur 52 persona.

“Nëse do t’iu tregoja se me 2 korrik zyrtarisht u raportuan gjashtë vdekje, por që në të vërtetë ishin 52, atëherë ju do të më pyesni si e di këtë, për këtë do të më duhet që të zbuloj identitetin e një kolegu nga Klinika Infektive i cili luftoi me disa vdekje për tetë orë. Por papritur e sheh raportin se janë vetëm gjashtë vdekje dhe aty mbaron gjithçka”, ka thënë Radovanoviq.

Radovanoviq thotë se e ka telefonuar edhe një kolege tjetër nga jugu i Serbisë, e cila ka thënë se si në Klinikën e saj kishin vdekur pesë persona, derisa ai numër nuk figuronte në shifra zyrtare pavarësisht se i kishte plotësuar formularët.