Higjiena

Ekspertët: Letrat higjienike nuk duhet të përdoren

Doktorët japin alarmin për shëndetin tuaj.

Ata thonë se letrat higjienike nuk duhet të përdoren, njofton Klan Kosova.

Ekspertët kanë bërë me dije se përdorimi i letrës higjienike nuk pastron siç duhet, madje mund të shkaktojë probleme shqetësuese për shëndetin tonë.

Pastrimi nga jashtë dhe përdorimi i tepruar i letrës higjienike, mund të shkaktojë çarje anale dhe shërimi mund të zgjasë 8 deri 12 javë. Madje kjo, mund të çojë edhe deri tek hemorroidet.

Përveç kësaj, një tjetër rrëzik është mundësia e infeksionit urinar që mund të paraqitet si pasojë e bakterieve.