Ekspertët alarmojnë se Putin mund ta vë dorën mbi butonin e kuq për të demonstruar fuqi

Ekspertët botërore kanë ngritur alarmin gjatë ditëve të fundit, pasi mendohet që Vladimir Putin të lëshojë bombën e parë bërthamore në Detin e Zi, në mënyrë që të tregojë forcën ndaj perëndimit.

Sipas ekspertëve lëshimi i një bombe bërthamore në Detin e Zi do të ishte vrastare, pasi do të krijonte re të mëdha gazi, por do të shkaktonte dhe cunami.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace shkoi dje në Uashington DC për bisedime për krizën mes shqetësimeve se dora e Putin mund të jetë tashmë mbi butonin e kuq, për të lëshuar bombën bërthamore.

Dyshohet se ai mund të lëshojë një armë bërthamore duke përdorur detin – i cili kufizohet me Rusinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë së bashku me vendet e NATO-s, Turqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë – si një poligon testimi.

Putini kërcënon vazhdimisht se do të lëshojë bombat bërthamore për shkak të luftës katastrofike në Ukrainë.

Por çfarë opsionesh do të kishte Putini në tryezë nëse vendos të ndezë fitilin bërthamor në Detin e Zi?

Putini ka të ngjarë të ketë tre zgjedhje realiste, një shpërthim mbi det, një shpërthim nën det, ose duke hedhur në erë një ishull të largët.

Dhe në një paralajmërim rrëqethës, The Sun Online më parë zbuloi se një armë bërthamore në Detin e Zi mund të shkaktojë një re gazi toksik dhe madje edhe një cunami. /Abcnews.al