Eksodi i shqiptarëve nga Kosova| Krasniqi: Në kujtesën tonë kolektive, ende janë të freskëta pamjet e trishta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në 24 vjetorin e eksodit të shqiptarëve nga Kosova, ka rikujtuar dëbimin e mbi një milion shqiptarëve me dhunë nga shtëpitë e tyre.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në kujtesën kolektive, janë ende të freskëta “pamjet e trishta” të asaj dite.

“Sot, rikujtojmë dëbimin e mbi një milion shqiptarëve me dhunë nga shtëpitë e tyre, prej forcave paramilitare serbe, duke i detyruar ata ta braktisin atdheun e tyre – Kosovën, për t’u shpërngulur kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni”, ka shkruar Krasniqi.