EKSKLUZIVE: Lista e serbëve të dyshuar për krime lufte në Komunën e Shtimes (FOTO – emrat, pozitat)

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Tash, kur u bënë 20 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Në Kosovë pas luftës së vitit 1999 kanë qenë 48 gjykime për krime lufte në të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez. Kështu thuhet në publikimin e botuar “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH).

Sipas këtyre të dhënave, serbët e përfshirë në masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera në Kosovë kanë mbetur të pandërshkuar.

Ballkani.info dje publikoi listën e parë me 17 të dyshuar për masakrën e Reçakut.

Në mesin e kriminelëve kryesorë që kishin marrë pjesë në këtë masakër ishte edhe Miro Mekiq, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Shtime.

Mirëpo, ishin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që u hakmorrën për masakrën e Reçakut. Ushtarët e UÇK-së dy pas masakrës vranë Mekiqin, më 17 janar 1999.

Ndërkaq sot, Ballkani.info do të publikojë listën e serbëve të dyshuar për krime lufte në territorin e Komunës së Shtimes.

Në këtë listë janë emrat dhe pozitat e 28 personave, kryesisht serbë, të cilët dyshohet për vrasje, plagosje, dhunime, maltretime, vjedhje, etj., në Komunën e Shtimes.

Disa nga ta aktualisht mbajnë pozita të caktuara në Serbi. /Ballkani.info/

Për t’i parë fotografitë e plota Klikoni mbi to.