Ekskluzive: Kush është femra tjetër e dyshuar se ishte pjesë e mashtrimit të familjes së reperes Loredana Zefi (Dokumente)

Thellohet skandali i reperes Loredana Zefi dhe familjarëve të saj në Zvicër.

Nga 900 mijë franga të raportuara në mediumin e madh zviceran 21 minuten, 200 mijë franga vëllai i Loredanës, Bekim Zefi, mësohet se ia kishte marrë një zvicerane të cilën e kishte njohur gjatë qëndrimin te vëllai tjetër, Arsim Zefi.

“Gjatë periudhës sa ka jetuar në Zvicër, Bekim Zefi ka njohur një zvicerane dhe asaj ia ka marrë 200.000 franga, me arsyetimin se e ka nënën e sëmurë. Ky kishte rezultuar mashtrim dhe me ato të holla ishte mbështetur Arsim Zefi, i cili ishte gati të bankrotonte, sepse firma e tij për pastrim të banesave nuk shkonte mirë”, ka thënë një burim i afërt me rastin për Ballkani.info.

Po ashtu, mësohet se autoritetet zvicerane janë duke e hetuar edhe përfshirjen e një femre me inicialet B.Z., bashkëshorte e vëllait të reperes Loredana Zefi.

Ballkani.info i ka siguruar disa nga këta emaile të Patricia Hyenen.

Policia zvicerane tashmë e ka arrestuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefi.

Autoritetet e drejtësisë atje kanë konfirmuar se reperja dyshohet për mashtrim.

Loredana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern. /Ballkani.info/