Ekskluzive: Kosova aranzhon miqësore me përfaqësuesen e dobët

Kombëtarja e Kosovës në futboll pritet të luaj një miqësore gjatë verës.

Mësohet se ekipi i Bernard Challandes do të luaj miqësore kundër Kombëtares së San Marinos.

Ndeshja mes Kosovës dhe San Marinos pritet të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë.

San Marino gjendet e 210-ta në ranglistën e FIFA-s. Në tre ndeshjet e fundit, ajo ka pranuar 10 gola dhe s’ka shënuar asnjë (Angli 5-0, Hungari 0-3 dhe Shqipëri 0-2).

Futbollisti me vlerën më të madhe te kjo kombëtare është Filippo Berardi me 225 mijë euro. Ai luan te skuadra e US Vibonese.