EKSKLUZIVE: Këta janë kandidatët e LDK-së dhe VV-së për kryetar të Podujevës FOTO

Pas dorëheqjes së Agim Veliut nga pozita e kryetarit të Podujevës për shkak të marrjes së pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme, zgjedhjet për kryetar të kësaj komunë do të mbahen më 15 mars.

E Ballkani.info mëson ekskluzivisht se kandidat i LDK-së në këtë zgjedhje do të jetë Vezir Januzi, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Podujevë dhe ish zëvendësministër në Qeverinë e Isa Mustafës.

Në anën tjetër, Ballkani.info po ashtu mëson se kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës pritet të jetë Driton Hyseni.

Driton Hyseni aktualisht punon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ai ka qenë edhe pjesëtarë i UÇK-së, ndërsa pak vite më parë është anëtarësuar në VV.

Podujeva njihet si bastion i fuqishëm i LDK-së, ku kjo parti ka udhëheqëur me këtë komunë që nga paslufta.

Agim Veliu është kryetar i Podujevës gati për dy mandate. /Ballkani.info/