Ekskluzive: Kështu po mundohet Serbia ta destabilizojë veriun ditën e votimit të Ushtrisë (FOTO)

Strukturat e shtetit serb po tentojnë që me çdo kusht të nxisin trazira në pjesën veriore e më pas edhe në tërë territorin e Kosovës.

Një tentim për destabilizimin e ri të veriut është bërë në prag të krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ballkani.info e ka siguruar një të ashtuquajtur pamflet që është ngjitur dje tek Ura e Ibrit në Mitrovicë ku kinse ju bëhet thirrje shqiptarëve për mobilizim.

Në këtë pamflet thuhet se kjo është pikënisje e ngritjes së vëmendjes për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Aty bëhet thirrje për organizim të shqiptarëve nga fshatrat e veriut, si dhe komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Në fund të letrës e cila është paksa e trubullt është një thirrje e përgjithshme “Një gjak – një gjuhë – një shtet”.

Ballkani.info po ashtu e ka siguruar edhe fotografinë e personit që e ka ngjitur këtë pamflet.

Ai është Nemanja Joksimoviq, një serb i lidhur me strukturat paralele në veri dhe i dirigjuar drejtpërdrejt nga pushteti në Serbi, respektivisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në anën tjetër, strukturat e sigurisë në vend i kanë marrë të gjitha masat dhe janë vënë në gatishmëri të plotë që nesër mos të realizohet asnjë skenar i Serbisë për destabilizimin e vendit.

Është raportuar se struktura të caktuara nga Serbia dhe veriu i vendit e kanë një plan për të shkaktuar trazira në veri ditën e votimit të Ushtrisë së Kosovës. /Ballkani.info/